Fitim Zekthi
Gjuha dhe sjellja politike e lëvizjes së Foltores ka qenë që në ditët e saj të para një gjuhë tipike totalitare, një gjuhë që pretendon të vërtetën absolute, që nuk mund të ketë të vërtetë tjetër veç të vërtetës së saj. Për lëvizjen e Foltores ekziston gjithnjë një armik i madh, një komplotist i madh madje, i cili është e keqja e gjithçkaje dhe kjo lëvizje është në luftë të vazhdueshme me këtë armik. Armiku meriton çdo fjalë, çdo epitet, çdo sharje. Ai bën pazar, ai shet dhe blen, ai është hajdut, ai është mashtrues, ai është i pabesë, ai është peng, ai i shërben një armiku edhe më të madh, ai ëhstë kundër popullit, kundër demokrtacisë, kundër lirisë.
Kushdo që nuk është me lëvizjen e Foltores është padyshim me armikun dhe ai meriton të trajtohet si i tillë. Ndaj tij duhet të përdoret po kjo gjuhë acide, ai duhet të sulmohet si i shitur, si i keq, si njeri që nuk mbron moralin dhe të drejtën. Ai mund të sulmohet edhe nga familja, edhe nga jeta e tij, për të mund të thuhet lehtësisht çdo gjë, çdo shpifje, çdo sharje. E drejta dhe morali gjenden vetëm në anën e lëvizjes së Foltores.
Janë të shumtë ata që janë sulmuar në këtë mënyrë nga lëvizja e Foltores që nga shtatori i vitit 2021. Kjo ka qenë një luftë politike totale e udhëhequr nga një mendësi totalitare. I fundit që u sulmua nga lëvizja e Foltores si i shitur, si shërbëtor i socialistëtve, si shërbëtor i Taulant Ballës ishte ish futbollisti i kombëtares Andi Lila.
Andi Lila u quajt një njeri i Alibeajt, i Lulzim Bashës që i është dhënë borxh nga këta të dy ose që është vënë në shërbim të Taulant Ballës. Andi Lila u quajt një njeri që nga demokrat, nga anëtar i këshillit Kombëtar të PD-së po shkon ti shërbejë PS-së kundër opozitës së vërtetë.
Andi Lila sipas shtypit ishte në një ndeshje futbolli të akademisë së tij sportive Triumf në Roskovec. Në Roskovec, siç raportohet nga shtypi do të ndërtohet një fushë futbolli nga Federata Shqiptare e Futbollit (pra nga Armand Duka po ). Andi Lila ka zhvilluar aty një ndeshje futbolli me djemtë e akadmisë së tij ndeshje në të cilën si ekip kundërshtar kanë qenë ish sportistë, zyrtarë, etj në moshë më të rritur se sa djemtë e akademisë që janë të ekipit U 15 dhe U17. Kanë luajtur edhe Andi Lila dhe Taulant Balla. Për këtë ndeshje futbolli ku luan edhe Balla lëvizja e Foltores tha kaq shumë gjëra, kaq shumë sharje dhe fyerje për Andi Lilën.
Pra nuk duhet të luash futboll me kalamjtë e akademisë, me ish futbollistë, me zyrtarë, me Ballën apo këdo tjetër. Me armikun nuk luhet futboll sepse nqs luan je shërbëtor, je i shitur, je armik, je vegël, ke ikur nga PD tek partia tjetër, nuk je më i djathtë etj.
Duhet thënë se Taulant Balla mund ta përdorë foton me Lilën për fushatë dhe ndoshta e ka përdorur, mund ta përdorë dhe ndoshta e ka përdorur ndehsjen e futbollit dhe investimin e Federatës për fushatë. Këtu janë përdorur mesha, iftare, koncerte me Rita Orën apo me Dua Lipën për politikë. Politikë jonë nuk ka kufi në sjellje të tilla por të thuash që Andi Lila është i shitur, është shëbërtor i Ballës, e çoi borxh Alibeaj që ai ti shërbejë PS-së është e papranueshme, është leniniste, është e shëmtuar.
Andi Lila ka zhvilluar rreth 70 ndeshje me ekipin kombëtar. Ai është një heronjtë e ndeshjes Serbi Shqipëri në Beograd. Ai i ka dhënë kaq shumë emocione shqiptarëve në Tiranë, në Vlorë, në Shkodër, në Preshevë, në Shkup, në Mitrovicë, në Tetovë, në Prizren etj Ai ka qenë kapiten e Kavajës dhe I Tiranës, ka luajtur me Parmën, me Aris Selanik dhe me Janinën dhe kudo ka patur një etikë të lartë dher është respektuar për cilësi njerëzore shumë dhe karakter shumë të lavdërueshëm dhe kurajoz veç atyree të një sportisti të mrekullueshëm. Andi Lila ka qenë gjithë jetën i djathtë. Ai vjen nga një familje e tillë. Familjarët e tij nuk kanë lënë miting në 32 vitet rresht të PD-së pa marrë pjesë. Ai ka qenë dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai është një njeri që e nderon PD-në, ai i shton PD-së virtut dhe nder. Foltorja, që kërkon ta quajë veten PD, e shan, e sulmon, e fyen, e quan shërbëtor. Një njeri me 17-18 vjet karrrierë në sport, një njeri që ka mbajtur veshur bluzën e kombëtares me dinjitet për gati 15 vite, një njeri që ka bërë fushatë dhe ka mbrojtur të djathtën vazhdimisht sulmohet kështu, sulmohet egërsisht. Por Foltorja nuk bën dallim. Nqs nuk je me të je armik, je i keq, meriton çdo epitet, duhet të asgjësohesh, padyshim i shërben armikut. Foltorja është në çdo qelizë një organizëm i majtë. Filozofi i madh Roger Scruton që i ka kushtur jetën përkufizimit të të djathtës thotë se “ të majtët nuk bashkëjetojnë dot, nuk i pranojnë dot, nuk rrinë dot me të djathtët dhe ata gjithnjë janë zemra e konfliktit, e sharjes dhe e gjuhës linçuese dhe asgjësuese. Unë, ne të djathtët thotë Scruton rrimë bashkëjetojmë me ta sepse ne thjesht mendojmë se ata janë gabim. Ata, të majtët, nuk besojnë se ne jemi thjesht gabim, ne duhet të mos jemi fare për ta, ne jemi e keqja, ne jemi armiku.”
Për arsye të kësaj gjuhe dhe sjelljeje Foltorja është një lëvizje që jo vetëm nuk ka ansjë lidhje me të djathtën dhe konservatoren por ajo është një lëvizje që nuk është fare alternativë ndaj PS-së dhe Ramës. Që të jetë alternativë ndaj PS-së dhe Ramës duhet të vlerësojë çdokënd, duhet të jetë shpehje ekselente e qytetarisë, përunjësisë dhe urtisë dhe jo shprehje e sharjes, linçimit dhe fyerjes sespe antiqyetarinë, gjuhën vulgare PS-ja e e përdor më mirë dhe më fort. Që të jetë alternativë duhet të jetë e djathtë në çdo ind dhe jo e majtë apo leniniste në çdo ind sepse e majtë në çdo ind është vetë PS-ja dhe është më e efektshme sesa kushdo që përdor këto mjetet.