Një luftë e re fjalësh dhe akuzash, shpërthen tek Barcelona

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka kritikuar Josep Maria Bartomeu pas publikimit të një letër të hapur të tij të premten e kaluar

Bartomeu u përpoq që ta shfajësojë veten nga situata e tmerrshme ekonomike e Barcelonës dhe në vend të kësaj ta fajëson Laportan.

Megjithatë, Laporta reagoi sot me një konferencë për shtyp dy orë të gjatë, në të cilën ai e përshkroi letrën e hapur si një “letër e mbushur me gënjeshtra” dhe theksoi se situata e tmerrshme që ka klubi është e tillë prej momentin kur ai mori zyrën e presidentit në mars.

“Bartomeu filloi të jetë në panik për shkak se rezultatet janë negative”, tha Laporta.

“Ai është i dëshpëruar sepse e sheh që menaxhimi i tij me klubin ka qenë katastrofik”.

Laporta vazhdoi për ta treguar gjendjen shqetësuese ekonomike që ai është përballur kur është bërë president, ai ka zbuluar se rrjeti i të ardhurave në klub është negative dhe për momentin është 451 milionë euro, të cilën gjë ai e ka përshkruar si një “trashëgimi e tmerrshme”.

Ai po ashtu ka theksuar se riparimet në Camp Nou është dashur të kryhen shumë më parë, para se të fillonte sezoni i La Ligës kundër Real Sociedadit.

Laporta paralajmëroi ish presidentin e Barcelonës se kjo çështje nuk ka mbaruar dhe që ai do ta çojë këtë çështje në Asamble te Delegatëve, të cilët me pas do të marrin një vendim ligjor mbi rrugët që do të ndiqen.

“Askush nuk mund të ikë nga përgjegjësitë”, tha ai.

Ngjarjet e këtyre ditëve kanë sinjalizuar fillimin e një lufte të hapur në klub, që nuk është hera e parë që Laporta përfshihet në to gjatë drejtimit të këtij klubi.

Gjatë presidencës së Sandro Rosell, Me Bartomeun që ishte nënpresident, bordi mori aksione veprime ligjore ku e thirri në përgjegjësi Laportan dhe drejtorët e tij, por këto veprime përfunduan me fitore të Laportas.

Një padi e madhe që ishte bërë atëherë tani duket se do të përsëritet, por kundër Bartomeut.

Artikulli paraprakAnaliza Bio-inxhinierike dhe gjenetike e Mutacioneve të Virusit
Artikulli tjetërZbulohet mesazhi/ Rama aktivizon patronazhistët për të mbrojtur vendimin për afganët: Thoni që janë të pasur