Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e re. Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë.
Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar. Policia e cila ndodhej shume pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre.
LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 4. April 2019