Në Shqipëri u ngrit dje një memorial kombëtar për të kujtuar vuajtjet e mbi 33 mijë të internuarve politikë nga diktatura komuniste. Memoriali u vendos në qytetin e Lushnjës, ku u internuan afro 90 për qind të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi. Edhe pse ishte në mes të Shqipërisë, Lushnja u caktua si zonë internim dëbimesh për shkak të kënetave, ku duhej të vuanin e të punonin kundërshtarët e regjimit komunist për afro 4 dekada. Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, përfaqësues të shoqatave të tyre dhe të qeverisë u bashkuan sot në Lushnjë në përurimin e një memoriali kushtuar vuajtjeve në kampet e internimit gjatë regjimit komunist. Lushnja, Myzeqeja dhe krahina kënetore përreth tyre është një prej zonave ku diktatura komuniste internoi numrin më të madh të kundërshtarëve politikë, që nga moshat më të shkuara e deri tek foshnjat e sapolindura. Lushnja kishte 14 qendra internimi, ku jetuan me mundime dhe punë të rënda në bujqësi, mijëra të dënuar politikë dhe familjet e tyre. Internimi dhe dëbimi i kundërshtarëve politikë ishte gjatë afro 45 vjetësh një nga veprimtaritë kryesore dhe periodike të diktaturës komuniste. Diktatura nuk kurseu askënd, që dyshohej sadopak se mendonte ndryshe nga udhëheqja e partisë shtet. Diktatura internoi në Lushnjë për 35 vjet rreth 90 për qind të kundërshtarëve politikë antikomunistë. Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mbi 33 mijë persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist dhe prej faktit të thjeshtë që ata u përkitnin familjeve antikomuniste.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...