Një ‘mirëmëngjes’ për Edvin Mafinë dhe ndrikull Shahinin, shikoni masakrën çnjerëzore në shkollën e Bugjonit

Një godinë e frikshme ka hapur dyert për nxënësit e vegjël të fshatit Bugjon në Pukë. Banorë të saj e vërejnë me ankth godinën e rrezikshme, ku fëmijët e tyre do të duhet të kalojnë gjysmën e ditës së tyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e tyre me një apel për kruen e shtetit dhe qeverinë: “Një mirëmëngjes për Edvin Mafinë dhe ndrikull Shahinin, nga nxënësit e Bugjonit, Pukë! Ata nisën vitin e ri në një shkollë të rrënuar, vetëm e vetëm se Edvin Hajnia urren fshatin, rrethin dhe të gjithë veriun e vendit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”.

Përshëndetje Doktor.

Po ju dërgoj kushtet e shkollës së fshatit, që do të hapet nesër. Të lutem denoncoje këtë masakër çnjerëzore! Ju faleminderit.

Bugjon,shtator 2019. Sot ashtu si në të gjitha shkollat e tjera të vendit edhe në fshatin tonë, shkolla e fshatit do të hapë dyert e saj për të pritur nxënësit e saj të dashur për vitin shkollor 2019-2020.

Mirë se vini nxënës të dashur në një shkollë të braktisur, stola dhe banka te thyera, mure dhe pllaka të shkatërruara. Nga jashtë të bie në sy një flamur i grisur gjysëm shtize, një shkollë totalisht e amortizuar dhe jashtë të gjitha standarteve.

Ky është një turp i paprecedentë i organeve përgjegjëse shtetërore që nuk e kanë marrë mundimin fare për të krijuar kushtet minimale për brezat që do të vijnë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e kombit shqiptar.

Në këto kushte fëmijet e këtyre fshatrave nuk mund të marrin dije as njohuri, tempulli i dijes dhe i diturisë është totalisht në rrezik! Në këto kushte nuk mësohet A, B, C-ja, sistemi aktual arsimor është totalisht i falimentuar! Kjo gjendje e shkollës së fshatit tonë është totalisht e patolerueshme!

1 8

Exit mobile version