Një ndeshje larg shifrës 100, Uzuni bëhet gati për rekordin e radhës në Spanjë

Myrto Uzuni vazhdon të shënojë me Granadan dhe që tani është një nga golashënuesit më të njohur në historinë e këtij klubi.

Në fakt, Uzunit i duhet edhe një gol i vetëm për të barazuar rekordin e 44 golave të shënuar nga El Arabi me fanellën e këtij klubi, ku marokeni kryeson renditjen e të gjitha kohëve. Me ritmin me të cilin po shënon Uzuni, ky rekord nuk do të presë shumë për t’u thyer dhe mundësia do t;i jepet që pas dy javësh me Kadiz, meqë për fundjavën e ardhshme do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren dhe do të humbasë sfidën e La Liga 2.

Ajo ndeshje do të jetë e veçantë gjithsesi për sulmuesin shqiptar, pasi do të shënojë ndeshjen e tij të 100 në La Liga me Granadan, të ndarë mes La Liga 1 dhe La Liga 2. Nëse do të vijë edhe goli, do të kalonte El Arabin menjëherë të paktën sa i përket numrit të ndeshjeve që iu deshën në kampionat për të shënuar numrin 44, pasi marokenit iu deshën 130 ndeshje.

Artikulli paraprakPesë pije të nxehta që janë të domosdoshme për ditët e ftohta të dimrit
Artikulli tjetërTrump bisedë telefonike me Putinin, i kërkon të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë