Një në 10 foshnja lindin para kohe, shkak mosha dhe sëmundjet tek nëna

Mosha e madhe e grave kur vendosin të behën nëna po rrit rastet e lindjeve para kohe. Një në 10 foshnja në Shqipëri lindin prematurë. Tensioni, diabeti dhe hemoragjitë tek nënat janë shkaktarët kryesorë që i çojnë në ndërprerje të shtatzanisë.

Për shkak të tensionit të lartë Romina Kukës ju desh të ndërpriste shtatzaninë në javën e 28, sapo kish në muajin e shtatë. Asokohe djali i saj peshonte vetëm 1 kilogram.

Peshën dhe javët e duhura i plotësoi gjatë qëndrimit në inkubator në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sot është e lumtur që djali i saj është i shëndetshëm dhe energjik.

Edhe pse rastet e lindjeve para kohe janë të larta, vdekshmëria është ulur. Sipas mjekëve kjo i dedikohet formimit profesional te tyre, investimit në pajisje dhe në medikamente. Në ditën botërore të prematuritetit ministrja e Shëndetësisë premtoi mbështetje financiare për mjekët dhe investime për kushte dhe aparatura moderne.

Exit mobile version