Një organ i ri në trupin e njeriut, shërben për të lëvizur lëngun e “jetës”, flet mjeku

Ky është organi i ri, i cili është zbuluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh. Një strukuturë shumë e imët në trajtën e rrjetës, e cila lëshohet dhe shtrëngohet ritmikisht, që shërben për të lëvizur Lëngun e “jetës”. Fatmirësisht, kam patur fatin që ta dedektoj dhe kam gjithashtu mbi 10 vjet që po flas që mekanizmat e plagës diabetike, vazale dhe gangrena e shkaktuar prej tyre është e lidhur me një sistem tjetër dhe jo direkt me qarkullimin e gjakut, siç pretendojnë mjekët që praktikojnë përditë trajtimin e këmbës me plagë diabetike.
Këtë observim ia kam bërë prezent Fakultetit të Mjekësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë ministrave, drejtuesve të ndryshëm, kam organizuar simpoziume dhe kam mbi 8-9 vjet që insistoj duke prezantuar këtë fakt. Kam takuar ish kryeministër që ka qenë pedagogu im i fizpatologjisë, kam takuar shefen e kabinetit të këtij kryeministri, e cila vetëm qe nuk më tha: shko mjekohu.
Kanë prishur një projekt me Ministrinë e Shëndetësisë gjermane, për ngritjen e një qendre kërkimore mbi neuroshkencën, vetëm se isha unë.
Jam përpjekur gjatë gjithë kohës që ta paraqes në mënyra dhe tituj të ndryshëm,si
“Ndryshime morfologjike në dhimbjen kronike”, pranuar në Konferencën Vjetore të Zelandës së Re, 2010; ” Pjesëmarrja e respiracionit në dhimbjen kronike” ( Kongresi Botëror i Neuropathisë 2012); ” The role of the vertebral foramine in postoperator infected ëound” konferenca e traumës 2016, të cilën e vendosen të fundit, që ta dëgjoja vetëm unë; në Kopenhagen me temën, ” Our sensation is a deviation from our memory” 2017; dhe mbi te gjitha me hipotezen ” The dogdoor Hypothesis”.
Nuk diskutohet që nuk jam dëgjuar, as parë, as pyetur, madje jam denigruar vazhdimisht. Ky zbulim është citimi dhe argumenti baze në artikullin tim të ri, mbi ndjesinë dhe percepsionin.
Lavdi zotit, që me dha durimin dhe guximin të përballoja dallgët e njerëzve që nuk besojnë, që më largoheshin sikur të isha lebros, sepse të kërkosh nuk është budallallëk, as anakronizëm, por guxim, humanizëm dhe profesionalizëm./
Shendeti.com.al

Artikulli paraprakBeteja e re e Trump me protestuesit e Soros pasi të shkarkojë Mueller
Artikulli tjetërSi mund të dobësoheni në stinën e pranverës