Nga Sidi Hasanaj
Ka vazhduar “gjendja e luftës” sociale dhe si pasojë e sulmeve të segmenteve të ndryshme të grupimit të Berishës (segmente politike, mediatike etj) ndaj Partisë Demokratike, pjesëtarëve të saj dhe padyshim ndaj Lulzim Bashës, edhe në festën e vigjilies së Vitit të Ri.
Segmentet e mësipërme të Rithemelimit janë shpenzuar në një fushatë stigmatizimi, fyerjesh, gjuhe urrejtje dhe përçimi energjish negative ndaj demokratëve përse ata fesuan me njërintjetrin vigjilien e Vitit rë Ri.
Klisheja e afishuar me shumë shëmti në postimet e mediave , portaleve dhe pokitikanëve (si komunisti Mond Spaho… po ai që feston ende 29Nëntorin) ishte se;
“Lulzim Basha feston dështimin me njerëzit e tij. Këta festojnë se janë në gjendje emocianale të lumtur falë parave të përfituara nga Rama”
Etj klishe vulgare të kësaj linje (mos)mendimi.
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Një shprehje e të madhit Mark Aurelit drejtuar dikur në Romën e Lashtë ndaj Gladiatorëve thoshte se:
“luftëtarëve edhe nëse vdekja ju buzëqesh, ju duhet ti buzëqeshni asaj mbrapsht”
Filozofi i madh i Stoicizmit (filozofisë së përqafimit të betejave dhe vuajtjeve) nuk e tha këtë devizë si ngushëllim për fatin e parashkruar të gladiatorëve, por e tha si reagim të natyrshëm të luftëtarëve më stoik, më të fortë në karakter ndaj betejave të tyre.
Mbrëmë, ne buzëqeshëm, qeshëm, u përqafuam dhe uruam njëri tjetrin për Vitin e Ri… madje po të doni edhe kërcyem me njëri tjetrin… por kurrsesi për arsyet bastarde që ligësia e sulmeve të Rithemelimit akuzon!
Duhet të kuptoni diçka esenciale, u bënë më shumë se dy vjet tashmë që ne (që ishim të pranishëm mbrëmë në festë) jetojmë me njëri tjetrin, vuajmë, kalojmë dështime e suksese, mundime të njëpasnjëshme por edhe sodisfaksione, përjetojmë dëshpërime e mërzitje por edhe gëzime… luftojmë me njëri tjetrin, krah njëri tjetrit.
Ky proces ka bërë që të formëzohet Familja jonë politike.
Ne jemi një familje politike, ndajmë filozofi politike dhe jetësore të njëjtë, ndajmë kod morali dhe vlerash të ngjashme, ndajmë respekt dhe pse jo edhe dashuri të pastër vëllazërore për njëri tjetrin.
Dhe të gjendur pranë njeri-tjetrit buzëqeshim të lumtur… buzëqeshim se ne e dimë forcën që na amplifikon prania njërintjetrit dhe i buzëqeshim plot siguri dhe vendosmëri “vdekjes”.
I buzëqeshim “Vdekjes” që e ka emrin trekëndëshi i vdekjes Rama-Berisha-Meta. Trrekëndëshit që ka vdekur shpresën te shumica e shoqërisë Shqipëtare duke vjedhur, përdhunar, rrjepur, shkatërruar e deri vrarë bijtë e Shqipërisë.
Këtij trekëndëshi të vdekjes, ne i buzëqeshim, se me njëri tjetrin pranë, do pëshkojmë ferrin që kemi dy vite që po e përshkojmë, do shkatërrojmë gjithë djajtë e këtij ferri dhe do sjellim Dritën për bijtë e atdheut tonë!
Ah nëse shumë nga djajtë e këtij ferri, si Berisha, Meta, Ahmetaj, Beqja etj etj janë në gjëndje zie, kjo nuk është arsye për ne tju bashkohemi… përkundrazi është arsye të buzëqeshim edhe më vendosmërisht!
Zoti i lavdishëm i bekoftë Shqipëtarët dhe Demokratët për 2024, dhe drita e tij shkatërroftë “vdekjen” e tre demonëve të tranzicionit!