Një përgjigje për nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, kandidate për deputete Aulona Bylykbashi

Nga Mirela Karabina

Mbrëmë në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, kur gazetarja Juli Xhokaxhi e pyeti kandidaten Bylykbashi nëse punon incerenatori i Elbasanit, përgjigja e saj ishte tepër e guximshme dhe arrogante:
“Patjetër që punon. Ai nuk është një incerenator, është një impiant dhe në termat e impiantit ka shumë procese përpunimi dhe të gjitha bashkitë e qarkut vazhdojnë të depozitojnë mbetjet në atë impiant”.
Pra nuk qenka incerenator (djegës), sipas saj, por impiant (makineri).
Nëse opinionin publik e gënjeu dhe e mashtroi me këtë përgjigje, elbasanllinjtë i shpërfilli fare dhe i injoroi, pasi ndryshe nga të ftuarit në studio dhe teleshikuesit, ata e shohin me sy malin e plehrave, e shohin flakën korrupsionit të plehrave që digjen në natyrë, ia dëgjojnë erën dhe vuajnë pasojat fatale të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive.
Dhe nënkryetarja Bylykbashi me përgjigjen që dha vulosi mungesë të plotë përgjegjësie, transparence, llogaridhënie të saj dhe të Bashkisë Elbasan!
Ndërkohë numri i qytetarëve të sëmurëve nga ndotja e madhe është rritur nga viti në vit (BIRN) dhe Elbasani si qyteti më i ndotur, është qyteti që po vdes ngadalë.
Por zonja nënkryetare dhe kandidate për deputete duhet të sqarojë qytetarët e saj në radhë të parë dhe mbarë opinionin publik që: Pse Bashkia Elbasan sot paguan një incerenator për tri procese, grumbullim, përpunim dhe incenerim, ndërkohë që vetëm grumbullimi i mbetjeve ndodh dhe djegia e tyre bëhet në natyrë?
Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, por mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen, as incenerohen sipas kontratës.
Dhe jo vetëm Elbasani por hiret e korrupsionit të mbetjeve të djegies në natyrë të plehrave derdhen ne Lumin Shkumbin dhe ndotja merr përmasa më të mëdha, shkon deri në Detin Adriatik.
Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i Qeverisë dhe Bashkisë jetën po ia merr qytetarëve të Elbasanit por pamëshirshëm votën ia do, dhe ia merr mes mashtrimit e gënjeshtrës dhe shantazhit me vendin e punës.
Nga 300 punonjës në organigramë dikur, Bashkia Elbasan numëron sot 1460 e ca punonjës, një armatë elektorale që përdoret për fushatë elektorale si imazh dhe për numër votash.
Dhe kjo është kriminale!
Por qytetarët e Elbasanit janë të vjedhur e të varfër por jo të paditur.
Pasi për ta i pari është shëndeti e jeta me dinjiteti.
Dhe përgjigjen do ia japin zuzarëve të pushtetit më të korruptuar në historinë 113 vjeçare të shtetit shqiptar më 11 maj, me votën kundër.
Koalicioni Euroatlantik është akternativa me qytetarët për qytetarët, me një ekip me integritet dhe program ambicioz do ta fusë Elbasnnin në shinat normale të zhvillimit.
Elbasanllijtë meritojnë të jetojnë me kokën lart e me dinjitet❤️.
Elbasani Meriton më shumë
Shqipëria meriton më shumë

Artikulli paraprakAgjentët e BKH-së “zbarkojnë” në një nga bizneset e njohura të Elbasanit, dyshime për përfitim të tenderëve! Sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK
Artikulli tjetërReagim i Kandidatit të Koalicionit Euroatlantik Durrës/ Sami Osmani: Në panik nga humbja, shpikin mbështetjen time për ta, kur unë jam vetë në garë!