Një pyetje për të gjithë ata që kanë vënë në shënjestër Bashën

Lazer STANI

Një pyetje për të gjithë ata që prej ditës së djeshme kanë venë në shënjestër Lulzim Bashën dhe kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme: a kanë votuar më 25 qershor për Partinë Demokratike? Para se të kërkosh kryqëzimin e Bashës, mendoj se secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: çfarë bëra unë për fitoren e Partisë Demokratike?
Politikanë dhe opinionistë, që iu kundërvunë PD-së gjatë gjithë fushatës elektorale, nuk mund të merren seriozisht në mendimet, idetë, këshillat, kritikat dhe kërkesat e tyre.
Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, pavarësisht se shqiptarët nuk arritën ta perceptojnë dhe vlerësojnë sa duhet, Republika e re ishte projekti më i mirë politik, oferta më serioze politike për një Shqipëri moderne dhe europiane, ekonomikisht të zhvilluar dhe më të ardhme të sigurt. Të paktën ky është opinioni im!

Exit mobile version