Një qafir i regjimit në krye të Komunitetit Myslyman?

Bledi KASMI

Ajo që po ndodh në këto orë me Komunitetin Myslyman është një turp kombëtar që përsëritet për herë të dytë në historinë e këtij vendi, më parë nga partia komuniste dhe sot nga bija e vet, partia e drogës. Ndërsa në vitin 1967 e njëjta parti shkatërroi mbi 2 mijë objekte kulti në të gjithë vendin, tani kanë vendosur të emërojnë në krye të Komunitetit Myslyman një sekretar partie duke bërë që komuniteti i besimtarëve të humbë çdo besim tek ky institucioni.
Ajo që po ndodh në këto orë është një presion i hapur që po i bëhet anëtarëve të këtij komuniteti nga partia-shtet që ditën e nesërme të votojnë Ylli Gurrën si Kryetar të këtij komuniteti, një njeri mediokër, servil i pushtetit të partisë së drogës dhe krejt larg fizionomisë të dijetarëve myslymanë që ka pasur në traditë ky komunitet.
Mund të jetë një rast unikal në historinë e këtij komuniteti ky përfaqësim i turpshëm nga një partiak i drejtimit të një komuniteti besimtarësh, duke pasur si mision politik që besimtarët myslymanë që nga dita e nesërme dhe në vazhdim të kenë për zot, djallin në krye të pushtetit dhe jo Zotin e madhërishëm. Komuniteti i besimtarëve duhet të ndalë këtë degradim të këtij institucioni.
Ky njeri që po kërkojnë me çdo kusht ta katapultojnë në krye të Komunitetit Myslyman ishte ai, që në faljet e namazeve të Bajrameve para besimtarëve, falenderonte më shumë Ramën se Zotin, sepse për të Zoti është Rama, ndonëse krijimi i të tillë idhujve para besimtarëve është një ndër mëkatet më të rënda që konsiderohet në librin e shenjtë të Kuranit.

Myslymanët duhet të reagojnë dhe të ruajnë si të shenjtë mësimet e librit të shenjtë të Kuranit për të zgjedhur një njeri që ti përkushtohet me devotshmëri Zotit dhe të drejtojë besimtarët drejt Tij me paqe dhe urtësi dhe jo një qafir të përzgjedhur në kulisat e trafikut të drogës të Taulant Ballës me misionin për të tjerësuar këtë rrugëtim të shenjtë të myslymanëve nga vlerat e besimit, drejt veseve të regjimit kriminal që mbështet mbi trafiqet dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Besimtarët myslymanë duhet ta kenë të qartë se historia e tyre është krejt e ndryshme nga ajo e kapjes së këtij Komuniteti nga një parti që ngrihet mbi varret e mijëra klerikëve të vrarë, të pushkatuar pa gjyq, burgosur dhe internuar.
Duhet të kujtojnë nesër dijetarët e mëdhenj të këtij komuniteti si Hafiz Ali Korça, që afro një shekull më parë ishte një martir në rrugën e tij të besimit duke përçuar para shqiptarëve të asaj kohe vargjet e mrekullueshme;
Bolshevizma s’pajton kurrë
Me dinin e Muhammedit
Çelët do ta kenë luftën
Gjer ditën e Kijametit.
Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë’ u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s’lan’ i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë. ”

Artikulli paraprak“Rama ik, Rama ik”, shpërthejnë tifozët në Derbin e Tiranës
Artikulli tjetërA janë djegur nga sistemi TIMS në Ministrinë e Brendshme lëvizjet e Olsi Ramës me makinën e kokainës së Xibrakës?