Një rast pragarratie! Shullazi bën reformën, Rama bindet!…

Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku ka deklaruar se vendi ka hyre ne fazen e zgjedhjes se presidentit dhe se ky proces duhet te jete politik, i bazuar ne konsensus pasi eshte percaktues per marrjen e statusit te BE.

Nga Basir Çollaku

Aq mirë po ecën reforma në drejtësi e Ramës, sa Shullazi ka 10 seanca te Krimet e Rënda, që u bën vetting me libër shpie gjyqtarëve. Dhe kryereformuesi letrar as e hap gojën të thotë një fjalë për të mbrojtur togat e zeza. Por u jep shpresë botëve të zeza. Sepse shefi është ai në qeli, Shullazi, jo ky në karriken lisharës te godina me qera ne Bulevard.

Ata atje në qeli, e dinë mirë dhe kalendarin e rivlerësimit të subjektit gjykatës. Ndaj ia bëjnë me dije në sallën e gjyqit se në kurriz të tyre varet ecuria e procesit të karrieres. Sepse ai atje në qeli drejton, ndërsa letërshkruesi Rama, bindet me urtësi.

Problemi është te kontrata mes tyre. Cilën të mbaje. Të heqë e zhdukë gjurmët e punëve bashkë.?!  Por ato mund ti kenë ruajtur çunat e qelive.! Se ata nuk lëshojnë pe kur të kane dhënë dorën e madhe për të fituar punën e madhe. Kjo është bela e rëndë. Sepse.

Kujtojmë një detaj jo zyrtar por as te shkruar në akull!!!

Mediatikisht është shkruar disa here se KM e ka berë një premtim një prej të fortëve të burgut se pas largimit të ambasadorit amerikan Donald Lu ai do ta nxirrte nga qelia. Punët nuk shkuan fort mbarë. Ambasadori iku por Ambasada mbeti dhe premtimi mori ujë.

Shullazi u dënua me 14 vite burg. Mund të jetë një emër tjetër ose shumë emra të tjerë. Tani premtuesi është në hall dhe mbase ka marrë regjinë e Krimeve të Rënda për të dalë nga sikleti. Loja dihet. Procedurat. Sajohet një rrëzim vendimi në Apel, merr formë të prere, del nga burgu.

Në Gjykaten e Larte që do nisë punë pas ca vitesh ka kohe për shqyrtim të mëtejshëm. Kështu vrapon Rama drejt 30 qershorit. Sepse në qershorin  2017 dikujt nga të dënurit VIP në burgun 313 iu premtua lirimi. Do i jepej mundësia të arratisej. Të gjithë kishin rënë dakort. Skema ishte bërë gati.

Vartësit e shefit të madh kudo kishin hapur krahun dhe ai do, sharronte për pak minuta ca dritare dhe i linte shëndene qelisë. Punët po shkonin fjollë. Deri në momentin kur një zyrtar i lartë i krisur pas ligjit, e mori vesh dhe ndaloi gjithçka.

Hodhi në erë skemën dhe la të arrestuarin VIP të krimit dhe zgjedhjeve në qeli. Shefi KM u mërzit shumë. Do qëllonte një tufë zogj me një gurë. Lante borxhet me atë të tmerrshmin. Sajonte akuza të rënda për opozitën se ishte mbikqyrëse e një pjese të sistemit.

Dhe pastaj e shpallte në kërkim. A është ende kjo skemë për të nxjerrë kryebanditet nga hekurat ata VIP-a qeli, që nuk po i shpëton dot nga Gjykata..?! Ashtu si në politikë edhe në burg, mos thuaj kurrë kurrë…

Por ata prokurorë dhe gjyqtarë që e kanë seriozisht drejtësine çfarë kusuresh të kanë letërshkrues..!!!!??

Exit mobile version