Një shkrirje midis Telecom Italia dhe Mediaset

Ky skenar i mundshëm mund të kthehet përsëri pasi grupi meditativ francez Vivendi tërhoqi dje ofertën e tij për grupin Mediaset Premium, duke thënë se tashmë do vetëm 20% kompanisë televizive me pagesë në vend të kontrollit të plotë, siç ishte rënë dakord në fillim. Kjo mosmarrëveshje do të vendoset në gjykatë, sikurse media grupi italian kërkon një dëmshpërblim  deri në 1.5 miliardë euro, një shkrirje midis Telecom Italia dhe Mediaset, një prej marrëveshjeve më të diskutuara por kurrë e materializuar e viteve të fundit, ka dalë përsëri në dritë, do të çonte në një shkrirje midis prodhuesit dhe shpërndarësit.
Të paktën kjo duket se është ambicia e grupit francez dhe e aksionerit kryesor të tij Vincent Bollore. Drejtori ekzekutiv i Vivendit, Arnaud De Puyfontaine, i la të hapura dyert për këtë mundësi. Nga njëra anë, ai i hodhi ujë zjarrit rreth grupit Premium, ndërsa nga ana tjetër ai ka një vizion për të ardhmen e e dy grupeve të mëdha si Telekom Italia (ku Vivendi është aksionet i 24.9%të kuotave) dhe Mediaset.
Gjithsesi, momentalisht nuk ekziston asnjë plan për të lidhur grupin kolonjez me Telecomin. Ne nuk kemi paragjykime dhe jemi mendjehapur,- tha ai. Paradoksi qëndron se zërat për shkrirjen e Telekomit me Mediastin po dalin në momentin më të keq të marrëdhënies midis Vivendit dhe Mediasetin.
Grupi francez, edhe para investimit në Mediaset, duket se ka ide të qarta për media grupin në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, që gjithsesi nuk llogarit pozicionin aktual të aksionarit maxhoritar të Mediaset, Fininvest, i cili në fjalimin e tij dhe deklaratat për shtyp ka thënë se nuk do të lejojë që aksionarët francezë të krijojnë 15% të kuotave në kompani, si dhe duket shumë i gatshëm të ndërmarrë veprime të kushtueshme ligjore në përgjigje të refuzimit të blerjes se Premium-it.
Sigurisht, duhet një punë shumë e madhe diplomatike për të gjetur një kompromis ndërmjet aksionerëve francezë dhe familjes Berlusconi. Për sa kaq, dje, shumë po mbështeten në ndikim e sipërmarrësit franko-tunizian Tarak Ben Ammar, anëtar bordi në kompaninë Vivendi dhe mik i Berlusconit. Ben Amar, i cili ka qenë pas marrëveshjes muaj më parë. Grupi francez shprehet i kënaqur me kuotat e tij në Telecom Italia dhe mohoi zërat se do t’i shiste kuotat grupit Orange.

Artikulli paraprakNis epoka Higuain
Artikulli tjetërICC, fitore për PSG, Milanin dhe Chelsean