Nga Ergys MËRTIRI
Ndersa kthehesha ne darke nga Shengjini dhe Bupqi, ku derguam disa rroba femijesh per qytetaret e demtuar nga termeti, mesova se paskesha qene i kallezuar penalisht ne Prokurori per shpifje dhe perhapje paniku.
Ne fakt, “krimi” qe kisha bere, ishte, se kisha fotografuar nje makine teksa po shkarkonte qese ndihmash ne Ministrine e Brendshme, foto te cilat, faqja Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit i publikoi, duke i kerkuar shpjegime ministrise per kete.
Nuk e di sa e vertete eshte se ka vertete nje procedim penal per dike tek aleanca. Personalisht nuk me ka komunikuar askush dicka zyrtare, por dje ka pasur nje akt te shemtuar me aktivisten Adriana Kalaja, te cilen kane dashur ta shoqerojne ne polici, pa asnje mandat, madje duke perfshire edhe njerez pa uniforme. Ligjerisht, ky quhet rrembim personi. Per kete Policia e Shtetit duhet te mbaje pergjegjesi.
Ne gjykimin tim, publikimi i pamjeve qe ngjallin dyshim, duke i kerkuar institucioneve perkatese shpjegime, eshte nje akt i demonstrimit te pergjegjesise qytetare. Ne gjykimin ushtarak te Sander Lleshajt, kjo quhet shpifje, vjedhje, ndersa aktivistet e qe e bejne kete, – te cilet jane ne fakt njerez te nderuar dhe respektuar publikisht (artiste, publiciste, aktiviste, te njohur) – konsiderohen “hajdute, pisa, e perverse pa nder”.
Nuk po merrem me gjuhen dhe histerine e ministrit, i cili, gjeti rastin te na shfaqe fytyren e vertete, pertej maskes se intelektualit te qete e buzagaz qe mban ne parlament, duke ruajtur qetesine edhe kur kundershtaret politike e masakrojne me akuza, nuk merrem as me barcaleta policesh si kjo e denoncimit te aleances ne Prokurori, por po ndalem me keqardhje vetem tek menyra sesi eshte degjeneruar ky shtet.
Nje shtet si ky, komplet llesh e li, eshte burimi i vetem i panikut publik. I deshtuar plotesisht per te menaxhuar nje krize, i kapur gafil, ku ekipet e emergjences nuk kishin as kokore e doreza pune,- e lere me pajisje teknologjike normale, si kudo ne bote, – ku te mbijetuarit lihen rrugeve pa nje strehe, pa nje shtroje, pa buke… ky shtet gjen kohe te shpenzoje kaq urrejtje ndaj disa aktivisteve, te cilet vullnetarisht po rropaten prej ditesh, per te ndihmuar ne cdo fshat e cdo shtepi.
Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka qene keto dite vatra e solidaritetit qytetar, duke derguar ne terren dhjetera ton ndihma ne dite, me kamione, furgone, makina… shtepi me shtepi. Dhjetera qytetare na jane bashkuar duke punuar gjate gjithe dites si vullnetare, per grumbullimin e kontributeve, menaxhimin, shperndarjen, paketimin etj. Aleanca ka hyre aty ku ky shtet ka deshtuar te hyje, ose nuk e ka care koken te hyje. E megjithate, ne vend ta falenderoje, kjo qeveri gjen kuraje ta sulmoje ate!
Eshte cinike, sepse, ndersa qeveria fton njerezit 24 ore ne dite per solidaritet, nje bresheri mllefi leshohet kunder njerezve qe kane shfaqur solidaritetin me te madh ne kete vend. Mesa duket keta konsiderojne solidaritet vetem ate me qeverine.
Ne fakt, pergjigjen per akuzat e ministrit e kane dhene keto dite vete qytetaret e Tiranes. Me mijera njerez kane vizituar keto dite sheshin e teatrit duke dhuruar ndihmat e tyre, nderkohe qe cadra e Bashkise aty prane, qendronte bosh. Qytetaret treguan se besojne tek ne dhe jo tek ata, ndaj dhe akuzat e papergjegjshme te ministrit rendojne me te gjithe peshen e tyre mbi vete ate.