Një socialist i shkruan Berishës: Ju kërkoj ndjesë, i dashur Kryeministër!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një socialisti, i cili i ka kërkuar ndjesë pasi kur ishte Kryeministër mendonte se “ishte e keqja e këtij vendi”.

“I dashur Sali Berisha, po të shkruaj sepse dua të kërkoj ndjesë sepse kisha menduar se ti ishe e keqja e këtij vendi, por sot e kuptova se e keqja e vërtetë e këtij vendi dhe e shqiptarëve është makiaveli Edvin Kristaq Rama”, shkruan ndër të tjera socialisti.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nje ndjese e vonuar por e pranuar!

Lexoni mesazhin e socialistit dixhital. sb

I dashur Sali berisha po te shkruaj sepse dua te kerkoj ndjes sepse kisha menduar se ti ishe e keqja e ketij vendi por sot e kuptova se e keqja e vertet e ketij vendi dhe e shqiptareve eshte makiaveli edvin kristaq rama.

kisha kohe qe mundohesha qe hiqja barkun sepse jam pak i shendoshe por sot kryeministri ne detyre qe ja bej haram voten time tha rri pa ngrene qe te ulet edhe barku ja si tallet me ne ai maskara. Vertet qe ju kerkoj ndjese, i dashur kryeminister.

Exit mobile version