Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 gradë të shkallës Rihter ka ndodhur më orët e para të mëngjesit të sotëm në jugperëndim të Kretës.
Konkretisht dhe sipas vlerësimit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në zonën detare 59 km në jugperëndim të Paleochora, Chania, me thellësi fokale 17.2 km.
Sipas zjarrfikësve, edhe pse lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në prefekturën e Chanias, deri më tani nuk janë regjistruar dëme.
Kujtohet se një tërmet prej 4.2 gradësh të shkallës Rihter ka ndodhur edhe pasditen e së shtunës në të njëjtën zonë.