“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane”- Ambasada e SHBA: Njihuni me Komandant Alban Dervishin, do të drejtojë USS Pearl Harbor në qershor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.

 

Ambasada shkruan se ai do ta marrë në qershor të këtij viti komandën e USS Pearl Harbor

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani  i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton Ambasada.

Artikulli paraprakRrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një banesë në Berat, shkrumbohet plotësisht dhoma e gatimit
Artikulli tjetërEdhe sa mandate i duhen qeverisë për të shfarosur totalisht bujqësinë