Një tjetër dardan gati për Kombëtaren shqiptare, Sylvinho jep ‘dritën jeshile’ për shtatlartin e mbrojtjes

Shqipëria e sotme gëzon një grup solid, plot yje të ciëlt po na dërgojnë në Europianin e Gjermanisë. Nga porta deri në sulm, Sylvinho ka mundësinë të bëjë zgjedhje të ndryshme me lojtarë që kanë cilësinë të bëjnë mirë në fushën e lojës, cilido qëoftë ai.

Megjithatë, për të ardhmen nuk ndalohet kurrë së punuari ndaj FSHF, vijon vëzhgimin e talentëve shqiptarë anëembanë botës.

Në oribtën kuqezi ka rënë Amar Gërxhaliu, qendërmbrojtësi 21-vjeçar i cili luan me Antalyaspor në Superligën turke.

Shtatlarti 1.93 i gjatë ka qenë më parë pjesë e moshave U18 ku luajti 1 ndeshje, ndërsa së fundi ka zhvilluar edhe një sfidë me Kosovën U21.

Lojtari pëlqehet nga stafi teknik dhe një ftesë pritet të shkojë në drejtim të tij.

Artikulli paraprakZekthi: Berisha e ka humbur mbështetjen, ka njerëz që presin vdekjen politike të tij dhe të marrin partinë
Artikulli tjetërArtur Zheji: Koha që Doktori të largohet ka ardhur dhe ka ikur…