Një tjetër deputet socialist paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Lushnjë, Bujar Çela, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Çështja në fjalë lidhet me aksidentin në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve, babë e bir, e gjithashtu solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Bujar Çela është anëtar i Partisë Socialiste që nga Kongresi i Parë në vitin 1991.

Midis viteve 2002-2006, Çela shërbeu si Sekretar Organizativ i Rrethit Lushnjë, ndërsa në vitin 2012, ai u zgjodh Kryetar i Partisë së Rrethit Lushnjë.

Exit mobile version