Një tjetër i burgosur izolohet në regjimin e posaçëm ’41 bis’, ja për kë bëhet fjalë

Erion Veizi, që akuzohet se ka vrarë një polic në vitin 1999, është dërguar në regjimin e posaçëm 41 bis.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Erion Veizi është arrestuar më 1999 për vrasjen e një efektivi dhe një tjetër personi në Tiranë. Ai u prangos së bashku me tre shtetas të tjerë.

Në atë kohë u arrestuan Erion Veizi, Enton Tahiri, Shpëtim Lala 29-vjeç dhe Xhevahir Muça 35-vjeç.

Të dyshuarit akuzohen se kanë vrarë efektivin Azem Meshini më 4 Qershor 1999 pranë shinave të trenit.

Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari, i cili ishte vrarë një ditë para policit.

Exit mobile version