Një tjetër kompani fantazmë tek impianti fotovoltaik, lidhjet mafioze që të çojnë deri në Serbi

Lealba PELINKU

Fitues i gares per impiantin fotovoltaik ne Akerni, eshte shpallur nga Min e Infrastruktures dhe Energjetikes konsourciumi “India Poëer Corporation & Mining Resources World Wide FZE & Midami Limited”.
Perkatesisht:
1) shoqeria indiane “India Power Corporation”, bazuar ne faqen e saj si dhe nga kerkim i thjeshte, rezulton te jete shoqeria te kete pervoje ne fushen e prodhimit te energjise nga dielli. Ne faqen e saj permendet vetem nje pervoje me kapacitet 2MW. Nderkohe qe impianti konkret eshte 50 MW.
http://www.indiapoëer.com/
http://www.indiapoëer.com/page/businesses
2. shoqeria me seli ne Emiratet e bashkuara Arabe, Mining Resources World Wide FZE, rezulton nje shoqeri qe vepron ne fushen e nxjerrjes se mermerit, pra veprimtari e tipit minerar, siç evidentohet qysh ne mertimin e shoqerise. http://www.mrwuae.com/
3. Shoqeria me seli ne Hong Kong “Midami Limited”, rezulton nje shoqeri e krijuar ne gusht 2015.
Deri ketu kuptojme qe nga tri shoqeri, dy nuk kane pervoje ne fushen e prodhimit te energjise elektrike nga burime diellore.
Por pervec kesaj, midis shoqerise arabe dhe shoqerise nga Hong Kongu, duket qe ka disa fije qe i lidhin me njera tjetren.
Se pari, shoqeria arabe Mining Resources Ëord Ëide FZE,ne vitin 2009 ka qene ortake e shoqerise “Mëlova” shpk, e krijuar ne 2009. Sot kjo shoqeri eshte ortake me 35% dhe, qysh nga 2015, Mirsad Uruçi, behet ortak me 20%
Se dyti, ne 24 shtator 2014 shoqeria arabe çel dege te saj ketu. Ne 12 maj 2015, perfaqesues i saj behet Klint Babliku. ;
Se treti, po shoqeria arabe, behet ortake (40%) e shoqerise “Mining Ventures Albania”, regjistruar ne 10 tetor 2014. Ne 28 maj 2015, Mirsad Uruçi, behet ortak (aktualisht ka 20% pjesemarrje) edhe tek kjo shoqeri. Administrator I saj, ne 24 korrik 2018 emerohet Klint Babliku. Kjo shoqeri pajiset me dy leje minerare ne zonen e Mëlovës, http://www.akbn.gov.al/…/Lejet-Minerare-dhe-Subjektet-perka… ne vitet 2015 dhe 2016.

Nga ana tjeter, ne 5 janar 2018 regjistrohet shoqeria “Midami” shpk, me ortak te vetem dhe administrator Mirsad Uruçin.
Kujtojme qe shoqeri me te njejten emer eshte regjistruar ne gusht te 2015 ne Hong Kong, shoqeria Midami Limited, e cila eshte pjese e konsorciumit fitues.
Pra, Mirsad Uruçi dhe Klint Babliku lidhen nga shoqerite/dega e shoqerise arabe dhe Mirsad Uruçi me shoqerine nga Hong Kongu. Dy shoqerite qe marrin pjese ne konsorcium dhe qe nuk kane pervoje ne fushen konkrete, shoqeria arabe dhe shoqeria e Hong Kongut, lidhen mes tyre nga personazhet shqiptare te siperpermendur.
Rikthehemi te Mirsad Uruçi. Ky i fundit eshte administrator i shoqerise “Energy Financing Team Tirana” shpk, e regjistruar ne 1 qershor 2017.
Objekti kryesor i saj eshte tregtim me shumice dhe pakice i energjise elektrike brenda dhe jashte Shqiperise. Ortake e vetme e saj eshte shoqeria EFT International Investement Holdings Limited, me seli ne Londer. Kjo shoqeri eshte regjistruar ne 1 nentor 2010. https://suite.endole.co.uk/…/07425887-eft-international-inv…
Ortak i saj eshte shtetasi serb Svetislav Bulatovic. Drejtor i kompanise eshte shtetasi serb Zoran Ivkovic (rezident ne Serbi). Te dy rezultojne rezidente ne Serbi. https://suite.endole.co.uk/…/07425887-eft-international-inv…
Rrjedhimisht, pyetjet qe lindin lidhur me kete procedure jane keto?
Per cilen arsye marrin pjese ne konsorciumin fitues shoqeri qe nuk kane pervoje ne fushen e prodhimit te energjise elektrike nga energjia diellore?
A jane valle rastesi lidhjet mes kompanive, adresave te njejta dhe personazheve te siperpermendur?
Perse u mbyllen serish syte rreth kompanive fantazem offshore ne vleresim dhe shpalljen fitues te ketij konsorciumi?
Qartazi kjo eshte nje nder shume aferat multimioneshe te ish ministrit Gjiknuri, te ciles me se paku i mungon transparenca.

“Departamenti i Drejtesise”

Exit mobile version