“Një tjetër rritje mbi taksën e pronës”/ Taulanda Jupi: Qeveria varfëron familjet shqiptare

“Një tjetër rritje mbi taksën e pronës, po përgatitet të shtohet në zinxhirin e gjatë të taksave që shtrëngojnë çdo ditë frymën e çdo familjeje shqiptare.” – Kështu shprehet në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, anëtarja e kryesisë së PD – Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi.

Më tej Jupi shprehet se, sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027, synohet : “Rishikimi i politikes tatimore te taksës mbi pasuritë e paluajtshme”

Më poshtë postimi i plotë:

Taksa e re e pronës në thelb shërben vetëm për të mbushur arkën e buxhetit të shtetit por duke varfëruar më tej qytetarët, duke futur duart sërish në buxhetin e çdo familje shqiptare, duke rënduar më tej me taksa shtresën e mesme.

Të ardhurat që qeveria po llogarit t’ju marrë familjeve shqiptare nga taksimi i pronës do të rriten nga 0.3 për qind e PBB-së që janë sot në 1 për qind e PBB pra më shumë sesa trefishin.
Në totalin e tyre do të jenë disa qindra milionë euro që do të merren nga buxhetet e famijeve shqiptare duke filluar nga viti 2026

Në vend që qeveria të luftojë korrupsionin, të përmirësojë performancën e mbledhjes së të ardhurave dhe të reformojë administratën tatimore, përkundrazi zgjidhjen e gjen tek rritja së vazhdueshme të nivelit të taksave, sidomos pas zgjedhjeve.

Vlerësimi kërkon një sistem të drejtë dhe të saktë për pronën, metodologji e qartë e kuptueshme dhe zbatueshme për çdo kategori pronë dhe cilindo qytetar, duke mbajtur parasysh aspektet sociale të shoqërisë.

Shqipërisë sot nuk i duhet një projekt tjetër për rritjen e taksave, Shqipërisë sot i duhet një model ekonomik i cili në thelb ka mbështetjen dhe fuqizimin e individit, familjes dhe shtresës së mesme.

Exit mobile version