Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës!

Pas 17 viteve pavarësi, Republika e Kenias, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës, ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë dhe tashmë pritet që Qeveria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë.

Kosova, e cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 117 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021.

Artikulli paraprakAna e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës në ’48-ën: Në proces-verbalin e hetuesisë për vrasjen e kryetarit të Degës së Brendshme të Tepelenës, toger Xhezo Makashit, thuhet se ai u qëllua nga…
Artikulli tjetërDy golat e bëjnë protagonist, UEFA vendos Manajn si rival me kapitenin e Arsenalit për lojtarin më të mirë në kualifikueset e Botërorit