Kanë nisur kërcënimet e studenteve në Elbasan që janë bëre pjese e protestës prej 15 ditësh. Teksa kanë qenë duke zhvilluar një takim të mbyllur pa pranine e medias mbi ecurinë e protestës studentët kane konstatuar që nje vajzë me Iphone X ka qenë duke i filmuar.
Në këtë moment studentet kanë nisur ti kërkojnë llogari, ndërsa vajza ka fshehur telefonin e shtrenjtë, duke nxjerre një tjetër. Pasi e kanë nxjerrë nga takimi nuk ka kaluar me shumë se 10 minuta kur vajza e infiltruar është shfaqur sërish në auditor, këtë herë e shoqëruar nga “dy te fortë” .
Sipas denoncimit dy personat në fjalë kanë nisur të kercenojne studentët hapur, madje disa prej tyre i kanë detyruar ti kerkojne ndjese. Si ka mundësi shprehet denoncuesja për Fax News këta persona u lanë të hyjnë nga rojet. Ne kemi frikë se çfarë mund të ndodh.