Një vështrim nga brenda Sektit “Rama”, qeveri me perversë e të droguar

Nga Prof.Dr. Kastriot Islami

Në vijim…
Qeverisja e Sektit Rama ka qënë antipopullore, sepse është konceptuar dhe realizuar si qeverisje sunduese e një kupole të ngushtë klienteliste për interesat e oligarkisë, krimit dhe trafiqeve.
Një qeverisje pa ide dhe pa përmbajtje, e bazuar vetëm në gënjeshtra, mashtrime e shpifje. Qeveria e Sektit është përcaktuar nga veprimet subjektive e karakteriale të Ramës, një qeverisje e dominuar nga shpërthimet, inatet, manitë, perversiteti dhe paragjykimet e Ramës.
Një qeverisje mediokre në përmbajtje dhe e neveritshme në formë. Një qeverisje manekinësh dhe kukullash. Një qeverisje pa strategji dhe perspektivë, dritëshkurtër deri miope.
Një qeverisje e përbërë nga pinjollë të rregjimit punist, e individë me rekorde kriminale e trafikantë, perversë e përdorues të drogës dhe me sjellje atipike. Të gjithë individët kryesorë të qeverisjes së këtij sekti i bashkon mediokriteti dhe klientelizmi.
Një qeverisje e dhunshme e deri policore ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe të gjithë kundërshtarëve. Një qeverisje kompromentuese e disa zyrtarëve të lartë në Bruksel e përfaqsueve të tyre në Tiranë.
***
Sekti Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me ndihmën mbi 30 oligarkëve e individëve me rekorde kriminale, ndonëse mori më pak mandate se në zgjedhjet e 2009, të cilat Rama i kontestoi thjesht për të mos u larguar nga drejtimi i PSSH dhe për ti hapur rrugën kontrollit të plotë PS përmes valës së dytë të përjashtimeve, që do të ishin më të thella.
Qeveria e Sektit Rama, e krijuar në vitin 2013, do të përbëhej kryesisht nga anëtarë apo përfaqsues të Kupolës së Sektit, shumica me formim mediokër, pa asnjë eksperiencë drejtimi dhe me nivel politiko- profesional të ulët, dhe në shumicë kukulla e manekinë, që askush nuk i kishte njohur më parë, por të gjithë do të shquheshin për klientelizmin e servilizmin ekstrem ndaj Ramës dhe sjellje agresive e perverse ndaj kundërshtarëve.
Sekti sundues do të emërtohej Rilindje, një maskë e re për të mashtruar së socialistët, votuesit e lëkundur dhe ata të zonës gri të spektrit elektoral. Vetëm pas disa muajsh qeveria sektare, Rama e shumë nga ministrat e tij do të viheshin në shënjestër për skandalet e korrupsionit, për lidhjet me trafiqet e drogës e krimin ndërkombëtar si dhe për paaftësinë për të menaxhuar sektorët e ndryshëm të qeverisjes.

***
Ky Sekt sundues, për një kohë të shkurtër do të vendoste nën kontroll biznesin e madh, median, shoqërinë civile dhe do të ndërtonte një strategji të vendosjes nën kontroll për një kohë sa më të shkurtër të sistemit të drejtësisë, gjë që do ta arrinte përmes reformës në drejtësi të mbështetur edhe nga segmente të jashtme të establishmentit global.
Sekti sundues, përmes një mekanizmi kompromentues-korruptiv, do të vinte në dispozicion shuma të majme të siguruara nga paratë e pista të korrupsionit e të krimit, për të blerë mbështetjen e disa lobistëve apo për të kompromentuar disa zyrtarë të lartë nga Brukseli apo përfaqsues të disa vendeve e ninstitucioneve ndërkombëtare që përgatisin raporte për Shqipërinë me synimin për të heshtur ndaj keqqeverisjes, ndaj rritjes galopante të korrupsionit, krimit të lidhur me qeverisjen si dhe të kultivimit masiv të kanabisit e narkotrafiqeve apo pastrimit të parave të pista.
Sekti sundues brënda një kohë të shkurtër do të diskretitohej në sytë e shqiptarëve por edhe të disa përtnerëve që fillimisht do të heshtnin. Kështu për shëmbull, për shkak të veprimeve të fuqishme të opozitës që do të shkonin deri në bojkotimin për 6 muaj të kuvendit. Parlamenti Europian do të detyrohej të pranonte se kuvendi i Shqipërisë ishte i kriminalizuar, pra që Rama kishte ardhur në pushtet me ndihmën e një grupi deputetësh me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo do të ishte goditja e parë e fuqishme e Sektit Rama, vëndase e ndërkombëtare. Opozita do të arrinte të sensibilizonte të gjithë shqiptarët por edhe partnerët strategjikë se Shqipëria drejtohej nga një rregjim i interesave të oligarkisë, krimit dhe banditizmit.
Sekti sundues do të diskretitohej brënda një kohe të shkurtër në sytë e publikut europian përmes numrit shumë të lartë të azilkërkuesve shqiptarë, më të lartit nga të gjithë vëndet e botës, të cilët largoheshin masivisht e të pashpresë nga vend ii tyre ëpr shkak të keqqeverisjes duke krijuar një shqetësim shumë të madh për qeveritë serioze të vëndeve të BE.
Sekti sundues do ti kthente shqiptarët në qytetarë të varfëruar në ekstrem dhe të nënshtruar nga frika e veprimet policore. Në qytetarë të pashpresë për shkak të një keqqeverisje nga një kupolë e pasuruar në ekstrem me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe kanabisit.

Në biznesemenë që cdo ditë mbyllin bizneset e tyre dhe duan të largohen nga vëndi se sekti sundues do të vendoste kontroll të plotë biznesin e madh duke ngritur monoplet e klientelës sunduese. Në intelektualë të shpërfillur sepse sekti sundues do të vinte nën kontroll shoqërinë civile dhe median. Në qytetarë që iu dhunohen të drejtat themelore dhe padrejtësia përcakton të ardhmen e fëmijvë të tyre se sekti sundues do të vinte së fundmi nën kontroll edhe drejtësinë, Shqipëria mund të thuhet pa asnjë hezitim se drejtohet nga një rregjim sundues, autoritar i një pakice oligarkike, të korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me trafiqet. Gradualisht vendi po ka filluar të rrëshqasë në një gjëndje katastrofike ekonomike, me pasoja të frikshme.
***
Sekti sundues do të përdorte të gjitha mjetet e mënyrat për të rrudhur, për ta dobësuar, fragmentuar, kompromentuar apo për ta kthyer në fasadë opozitën, pa mundur ta eleminojë dot atë. Pavarësisht këtyre veprimeve dhunuese, opozita politike dhe institucionale do të mbetej e vetmja shpresë për shqiptarët.
Sekti sundues, përmes zgjedhjeve të përgjithshme të 2017, pasi Rama kishte testuar më parë modelin e manipulimit të zgjedhjeve përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit, krimit e kanabisit dhe kërcënimit të votuesve përmes individëve të pushtetshëm me rekorde kriminale, për të kthyer në fasadë opozitën, duke përcaktuar edhe aleatët fasadë dhe për të qeverisur i vetëm vendin, madje duke eliminuar edhe aleatin “king maker” LSI, do të arrinte të siguronte i vetëm të gjithë pushtetin, duke futur ne dorë edhe “tepsinë edhe timonin e pushtetit” .
Ky do të ishte edhe fillimi i fundit të këtij Sekti. Ky do të ishte fillimi i fundosjes së sektit sundues apo fillimi i kalbëzimit të tij.
Vijon…
Syri.net, 20 tetor 2018

Exit mobile version