Një virus shumë i rrallë i përhapur nga mushkonjat po shtyn qytetet në SHBA t’i mbyllin parqet

Një virus i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës i shkaktuar nga mushkonjat, ka bërë që dhjetëra qytete në SHBA t’i mbyllin parqet publike gjatë natës dhe t’i kufizojnë aktivitetet në ambient të hapur, kur mushkonjat janë më aktive, raporton “BBC”.

 

Dhjetë komunitete në Massachusetts  janë përcaktuar si me rrezik të lartë nga encefaliti lindor i kuajve, ose EEE, që përhapet përmes pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Aktualisht nuk ka vaksina apo ilaçe për ta trajtuar sëmundjen, që njihet edhe si “E-ja e trefishtë”, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Komuniteti u vu në alarm pasi mushkonjat në zonë rezultuan pozitive me EEE dhe shteti raportoi rastin e parë të infektimit te njeriut që nga viti 2020.

Një burrë në të 80-at është infektuar dhe diagnostikuar më 16 gusht. Po ashtu u diagnostikua me virusin edhe një kalë në Plymouth të Massachusettsit.

Rreth 33 për qind deri 70 për qind të personave të infektuar me këtë virus vdesin. Shumica e vdekjeve ndodhin dy deri në 10 ditë pas simptomave fillestare.

Simptomat përfshijnë diarre, ethe, dhimbje koke dhe të vjella.

Autoritetet u kane bere thirrje njerëzve që të kufizojnë aktivitetet në mbrëmje në ambient të hapur, deri në fund të shtatorit.

Exit mobile version