Një vit pas denoncimit të rrugës “Vath Turja” në Durrës, gjendja vetëm është përkeqësuar. Kandidati Joni Myshketa: “Asnjë ndryshim, vetëm premtime boshe!”

Një vit pas denoncimit të rrugës “Vath Turja” në Durrës, gjendja vetëm është përkeqësuar. Kandidati Joni Myshketa: “Asnjë ndryshim, vetëm premtime boshe!”

Një vit më parë, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Durrësit, Joni Myshketa, kishte denoncuar publikisht gjendjen e rënduar të rrugës “Vath Turja”, një aks ky jetik që lidh Universitetin “Aleksandër Moisiu” me superstradën Durrës-Tiranë dhe shërben si damar ekonomik për mbi 50 biznese të zonës industriale.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Myshketa rikthehet me të njëjtën shqetësim, duke theksuar se pavarësisht premtimeve të shumta, realiteti në terren është bërë edhe më i rëndë.
Ai thotë se rruga, që përfaqëson një hallkë të rëndësishme për ekonominë lokale dhe jetesën e mijëra familjeve durrsake, vijon të jetë e shkatërruar dhe pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

“Një vit më parë, ngritëm zërin për këtë rrugë strategjike. Çfarë ka ndryshuar? Asgjë! Situata është përkeqësuar dhe çdo ditë shohim pasojat: bllokime, dëmtime mjetesh, biznese të dëmtuara. Madje, videot e atëhershme duken të reja, sepse realiteti sot është më i keq,” deklaroi Myshketa në një prononcim për mediat.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik i bën thirrje edhe Kryeministrit që gjatë fushatës elektorale të vizitojë rrugën “Vath Turja”, për të parë nga afër gjendjen e saj dhe të mos mjaftohet me projektet “3D” dhe propagandën e zakonshme.

Në përfundim të mesazhit të tij, Myshketa iu bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin me kujdes më 11 maj:

Të dashur qytetarë të Durrësit,

Një vit pas denoncimit tonë publik për gjendjen mjeruese të rrugës “Vath Turja”, një nga arteriet më të rëndësishme ekonomike të qytetit tonë.

❗ Një vit më parë, ngritëm zërin për këtë rrugë, që ndodhet pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, shumë pranë superstradës Durrës-Tiranë, në zemër të zonës industriale ku operojnë mbi 50 biznese, të cilat mbajnë mbi shpatulla mijëra familje durrsake dhe kontribuojnë çdo ditë në buxhetin e shtetit dhe të bashkisë.

Por çfarë ka ndryshuar pas një viti?

Asgjë!

Më keq akoma: situata është rënduar.

Në këtë pikë, shumë prej jush mund të thonë:

“Po kjo video është bërë para një viti.”

Po, miq, është krejt e vërtetë!

Dhe pikërisht për këtë arsye po e publikoj sot sërish.

Sepse pas një viti, problemet janë po të njëjtat, rruga është shumë më keq.

Ftojmë edhe zotin Kryeministër të kalojë njëherë nga kjo rrugë gjatë fushatës…

Ndoshta arrijmë të shohim ndonjë “3D” edhe këtu!

Andaj thirrja jonë është,

ZGJOHU DHE VOTO ZGJUAR!

#Durres #durresimeritonmeshume #ShqipëriaMeritonMëShumë #votojonuzmyshketa

#Durres #DurresiMeritonMeShume #ShqiperiaMeritonMeShume #VotoJonuzMyshketa

Exit mobile version