Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor, një vit pasi ajo ndërroi jetë.
Këngëtarja irlandeze vdiq në moshën 56-vjeçare në korrik 2023. Ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Herne Hill, në jug të Londrës dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.
Gjashtë muaj më vonë, në janar të këtij viti, mjekja deklaroi se këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” vdiq nga shkaqe natyrale.
Megjithatë, siç raporton Irish Independent, në certifikatën e vdekjes së O’Connor, e cila u regjistrua nga ish-bashkëshorti i saj John Reynolds në Lambeth më 24 korrik, u zbulua se shkaku i vdekjes së këngëtares ishte sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), një gjendje që shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe astmë.
Në certifikatën e vdekjes thuhet se muzikantja vuante gjithashtu nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes, raporton Independent.