Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar vjedhjen e kryer nga qeveria Rama me tunelin panoramik në rrugën Tiranë-Elbasan, i cili sipas qeverisë ka kushtuar 3.4 milion euro për 100 metra, pothuaj 2.3 herë më shumë se sa hapja e 100 metra tunel në shkëmb në malin e Krrabës.
Për ish-kryeministrin Berisha kjo është një vjedhje spektakolare e bandës së hajnave qeveritarë në autostradën Tiranë-Elbasan, që kalojnë shuma të pabesueshme.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Një vjedhje spektakël panoramike e bandës së Edvinit!
Një mburojë betoni me gjatësi 100 meter e vendosur mbi kolona betoni kushtoj 3.4 milionë euro apo 2.3 herë më shumë se sa 100 m tunel në shkëmb në malin e Krrabës.
Të dashur miq, vjedhjet e bandës së hajnave qeveritare në autostradën Tiranë – Elbasan tejkalojnë janë monstruoze. Ato kalojnë shuma të pabesueshme por unë këtu kësaj rradhe do të ndalem vetëm në vjedhjen siç po e quajnë Edvin Kristaq Hajni dhe ndrikull Riformato panoramike, për të cilën rrahin gjoksin si vepër e vetme e tyre këto 6 vitet e fundit (mbasi çdo projekt tjetër në infrastrukturë e trashëguan në vazhdim nga qeveria e mëparshme).
Në këtë vjedhje për një mbrojtëse betoni nga gurët, dherat me gjatësi 100 meter e gjatë e vendosur mbi kolona betoni që ngrihen mbi bazamentin ekzistues të autostradës u shpenzuan 3.4 milione euro apo 2.4 herë më shumë se sa jane shpenzuar për ndërtimin e 100 m tunel në shkëmb të malit e Krrabës, i cili përveçse ka mbrojtesën e betonit dhe çelikut në të gjithë perimetrin e tij ka dhe instalimet inxhinjerike, elektrike, të ndriçimit, të aspirimit etj, të cilat objekti i hajnisë panoramike nuk i ka.
Kështu miq, një shembje gurësh në faqen e malit të autostradës Krrabë – Elbasan, që sipas ekspertëve të ndërtimit zgjidhej përfundimisht me një investim prej gjithsej 50 deri në maksimum 100 mijë euro, hajnat e narkoqeverisë e shfrytëzuan për vjedhjen e tyre të bukur panoramike prej së paku 3 milion euro të takspagueseve shqiptar. sb