Njëri mes Leipzig dhe Salzburg rrezikojnë Europën

Leipzig ose Salzburg rrezikojnë të mos marrin pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, e shkaku është “Red Bull”-i. Kompania austriake e pijeve energjike është sponsori kryesor i këtyre dy skuadrave, por sipas rregullores së UEFA-s diçka e tillë nuk është e lejueshme. Kjo do të thotë se UEFA do të pranojë në ngjarjet sportive të saj më të rëndësishme vetëm njërën prej këtyre ekipeve. Leipzig është befasia e këtij sezoni në kampionatin gjerman, pasi po rivalizon fort me gjigantët e Bayern Munchen. Leipzig renditet në vendin e dytë me 5 pikë më pak sesa bavarezët, që do të thotë një kualifikim i drejtpërdrejtë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprak“Blerje luksi” nga Nesta, rrëmben Robert Baggion te Miami
Artikulli tjetërStrakosha firmos kontratën e re, pritet njoftimi i klubit