Nga Ermal Peçi
SPAK është një prej institucioneve, i cili hap pas hapi, po rikthen besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Jo vetëm që po rikthen besimin tek drejtësia, por tashmë hajdutët e politikës të gjendur përballë një situate ku nuk kanë pushtet dhe arrestimeve të bashkëpunëtorëve të tyre, tashmë kanë nisur dhe luftën mes vetes.
Në të gjithë këtë propagandë mediatike që Veliaj mundohet të krijojë për të shfajësuar veten asgjë nuk e shpëton nga ajo që ai ka krijuar. Një bashki me drejtorë, të cilët ishin në garë se kush e kush të vidhte më shumë. Rregulli i artë që diskutohet në çdo tryezë, e cila flitet se në bashki ose qeveri nuk mbyll dot punë pa dhënë 20% grupi i afërt i Veliajt, as nuk e llogarisnin.
Atyre nuk ju mjaftonte 20% prandaj krijuan firmat e tyre që të arrinin të merrnin çdo qindarkë të bashkisë së Tiranës. Vetëm falë SPAK qytetarët morën vesh të vërtetën e asaj që në media e kudo propagandohej me ngjyra dhe arritje. Propagandë që e shoqëronin dhe artistë e këngëtarë të njohur, të cilët në këmbim merrnin një koncert në “Sheshin Skënderbej”.
Fjalimi 10 minuta që mbajti Veliaj dje në rrjetin e tij social, facebook nuk ishte vetëm një mënyrë për t’u shfajësuar përballë qytetarëve, por ishte një mesazh i hapur kërcënimi ndaj Edi Ramës.
Foli me fjalët e tij, u mundua në maksimum që në të vertetën që SPAK i zbuloi të përfshinte narrativën e Ramës, jo vetëm kaq, por i kujtoi dhe historinë me Ahmetajn, ku Rama nuk kishte djeni. Foli me kode për të shantazhuar rivalët e tij në PS, por dhe vetë Ramën, por nuk harroi t’i tregojë dhëmbët dhe SPAK, institucionit, i cili i rrëzoi përralën e bukur të njeriut punëtor e jo të një hajduti.
Lufta brenda Partisë Socialiste tani ka filluar të dalë në media sepse kishte kohë që qarkullonte në botën e nëndheshme, betejë, e cila ka nisur në çdo instancë të sajë, midis peshave të rënda të politikës majtiste. Pavarësisht se çfarë po ndodh në politikën shqiptare, një gjë është fare e qartë, institucioni i cili është për t’u mbështetur nga shqiptarët e ka emrin SPAK.
Përsa i përket Ramës dhe Veliajt dhe shfajsimeve mediatike një gjë është e sigurt, se atij të Kryeministrisë miqtë i hanë kumbullat pas shpine ndërsa këtij tjetrit të bashkisë i hanë fiqtë pas shpine.