Njihuni me procedurën që do ndiqet për arrestin e Sali Berishës! Vendimi do të ekzekutohet nga agjentët e BKH dhe policia

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të këtij të fundit pas kërkesës së SPAK.

Por cila është procedura që ndiqet pas votimit në Kuvend?

Një korrier i Kuvendit, paraqitet në SPAK dhe dorëzon të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor). Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Pas vendimit të gjykatës, agjentët e BKH dhe policia e shtetit ekzekuton vendimin për arrestin e Berishës.

Artikulli paraprakFOTO LAJM/ Akti i fundit i një “revolucioni” që nuk ndezi kurrë
Artikulli tjetërVotimi i imunitetit të Berishës, PD deklaratë për shtyp: Mbështesim SPAK-un, nuk bëhemi pjesë e skenarëve të Berishës dhe Ramës