Nojer me 100% luan kundër Realit

Sezoni i nxehtë i prillit për Bundesligën ka qenë mjaft i mbarë për kampionët bavarezë. Të shtunën ata mposhtën me rezultatin e thellë 6:0 skuadrën e Augsburgut. Por, përpara ndeshjes me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve, gjermanët e Ançelotit do të ndeshen mbrëmjen e sotme me Hofenhaimin. Në konferencën për shtyp, trajneri italian ka zbuluar detajet mbi skuadrën përpara sfidës së radhës në Bundesligë.
– Çfarë mund të na thoni mbi gjendjen e Nojerit?
Nojer do të rikthehet sot në stërvitjen me skuadrën, ndërsa Myler do të duhet të mungojë dy ditë për shkak të dëmtimit. Më pas do të shohim nëse do të mund të luajë ndaj Dortmundit.
– A do të rikthehet Nojeri në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Realit?
Manuel Nojer do të jetë 100% gati për ndeshjen e madhe.
– Po Tiago do të jetë pjesë e formacionit për ndeshjen e radhës?
Tiago ka luajtur për një kohë të gjatë, ndaj mendoj që ai të pushojë për këtë ndeshje.
– Si ndiheni në këto momente para sfidës ndaj Realit?
Jemi mëse të kënaqur. Gjithashtu ndihem mirë, pasi edhe sfidat që kemi para ndeshjes me Realin janë tejet emocionuese.
– Kur do të mund t’i rikthehet Myler stërvitjes?
Myler do të stërvitet individualisht menjëherë të mërkurën.
– Si është gjendja e Daglas Kostës?
Çdo gjë është duke shkuar sipas planit. Ai do të rikthehet në stërvitjen e skuadrës të mërkurën.
– Rumenige ka shprehur pëlqimin për Dibalanë. Ju çfarë mendoni?
Dibala është një lojtar i shkëlqyer, por unë nuk dua të komentoj.
– Do të jenë Kimish dhe Koman në formacion?
Ata kanë bërë një lojë mjaft të mirë gjatë sfidës me Augsbugun, por nuk e kam vendosur.

Artikulli paraprak“Shokohet” Interi
Artikulli tjetërSkandal në futbollin spanjoll