Nga Flamur NOKA
Edi Rama nuk e ka mbështetur në asnjë moment biznesin gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij!
Për të parën herë në historinë e Shqipërisë ne kemi sjellë plane serioze që do të ndryshojnë ekonominë tonë dhe do të ndihmojnë shqiptarët.
Kryeministri i ardhshëm, z.Lulzim Basha dhe qeveria që ai do të drejtoje, do të miratojë politika fiskale, që do të jenë në fuqi për katër vite.
Kjo gjë do t’u japë bizneseve siguri.
Pas 25 prillit biznesi do të mundë të marrë frymë lirisht:
Taksë e sheshtë 9%
Moratorium 1-vjeçar gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale, apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.
Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve
Do të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje që kërkon vendimmarrje shtetërore, nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A në vetëm 30 ditë
Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demostron pullën fiskale
Taksim 0.5% e xhiros vjetore