Noka: Nesër është dita të refuzojmë të keqen që mban emrin Edi Rama!

Pak orë para protestës së 2 Qershorit, ish-deputeti i PD, Flamur Noka fton qytetarët të ngrihen për atë që ai e quan, ëndrra e kahershme e shqiptarëve, “Shqipëria si Europa”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti demokrat shprehet se, 2 Qershori është dita për të refuzuar të keqen që mban emrin Edi Rama.

“Nesër, 2 Qershor, është dita të refuzojmë të keqen që mban emrin Edi Rama. Nesër është dita të ngjallim shpresën se ky vend ka të ardhme. Nesër është dita të ngrihemi për ëndrrën tonë të kahershme “Shqipëria si Europa”… Asnjë hap pas…”, shkruan Noka në reagimin e tij.

noka 1

Exit mobile version