Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka shprehur zemërimin e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Në mesazhin e tij në Facebook, Noka përdori fjalët barbari dhe bisha dhe i qëndroi fort bindjes se “përgjgija do të jetë popullore dhe e pandalshme”.
“Ishte dita e barbarëve. Barbarët u lëshuan si bisha mbi një godinë simbol historik i kulturës siç ishte Teatri Kombëtar.
Shqiptarët patën mundësi të shohin që nuk ka më një qeveri por një regjim. Një regjim që legalizon drogën e shkatërron themelet e kulturë. Regjimi do të marrë përgjigjen që meriton t’i jepet një regjimi.
Dhe përgjigjja do të jetë popullore dhe e pandalshme. Me regjimet nuk ka rrugë tjetër”, shkruan Noka teksa ka publikuar pamjet nga shembja e godinës dhe protesta që e pasoi atë.