Noka: Prokurorin e goditi pushteti pas sulmeve të Ramës dhe Braçes

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar lidhur me atentatin e sotëm ndaj prokurorit Ndoja në hyrje të qytetit të Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se, kur krimi mbështetet nga pushteti, ai godet rrezikshëm dhe shumë lart.

“Kur krimin e mbështet pushteti ai godet rrezikshëm dhe shumë lart… Inkurajimi nga pushteti e trimëron krimin dhe e bën të frikshëm. Kështu u shfaq krimi sot në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Sot prokurorin Ndoja e goditi pushteti. Zoti e fali sot atë por krimi e “vrau”. Pushteti e serviri gjah të krimit nëpërmjet sulmeve verbale të Kryeministrit e zëvendësit të tij. Sulmet e pareshtura ishin sinjal ndjellës për krimin. Ky atentat quhet atentat i pushtetit për likujdim të punonjësit të shtetit”, shkruan Noka në reagimin e tij.

Në atentatin e sotëm pranë “Mbikalimit të Shkozetit” mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe prokurori Arjan Ndoja.

Tre të plagosurit po udhëtonin në mjetin tip “Mercedes Benz GLK” me targa AA 333 ZD. Si pasojë e të shtënave me armë mjeti përfundoi jashtë rruge.

Ndoja dhe Laho po marrin mjekin në spitalin e Durrësit, ndërsa Andi Maloku u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

Artikulli paraprakEdi Rama e mbajti fjalën, prokurori Ndoja u ndëshkua me…
Artikulli tjetërTre orë pas atentatit ndaj prokurorit që e kërcënoi, Rama nuk e dënon aktin kriminal