Kordinatori i fushatës së PD për Kamzën, Flamur Noka ka publikuar dëshimnë e një banori në Paskuqan, i cili ka paguar më shumë se 1 milion lekë për tu kuruar nga COvid-19, ndërkohë që shteti si ka rimbursuar asnjë shpenzim.
Noka shkruan në një postim në Facebook se, Shqipëria po përballet me dy pandemi: Rilindjen dhe Covid-19.
Postimi i plotë i Flamur Nokës
Shqipëria po përballet me dy pandemi: Rilindjen dhe Covid-19
Dëshmia e qytetarit
Shpenzon më shumë se 1 milion lekë (të vjetra) për të kuruar covid-19 dhe nuk rimbursohet asnjë qindarkë nga shteti.
Rama e ka humbur betejën me COVID, ashtu siç ka humbur edhe betejën për të çuar Shqipërinë para, gjatë 8 viteve dështime.
Më 25 prill, do të ndëshkojmë me votë Edi Ramën dhe sektin e tij të Rilindjes!
#ShqipëriaFITON