Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24, komentoi non gratën e vënë nga SHBA dhe Britania e Madhe mbi kreun e PD Sali Berisha.
Zekthi tha se nuk mund të thuhet që non grata e Berishës nuk ka rëndësi, pasi është akt, që tregon raportin e Sali Berishës me SHBA-në. Ai tha se shpreson të hiqet non grata e Berishës, duke shtuar se Berisha është një nga 200 vetët non grata nga Amerika.
Fitim Zekthi: Non grata është e rëndësishme në raport me Amerikën. Non grata ka rëndësi të madhe, sepse është akt zyrtar i SHBA, që dëshmon raportin që ka me Sali Berishën në këtë rast. Ka rëndësi dhe ekonomia e përditshme, por ka rëndësi me patjetër. Mund ta mohosh si problem, por nuk do të thotë se ky problem nuk është. Non grata deri tani nuk është hequr dhe thanë se me zgjedhjen e Trump do hiqet non grata. Ishalla të hiqet dhe ishalla fiton zgjedhjet opozita, por nëse nuk hiqet, tregon se non grata nuk ka qenë pjesë e komplotit ndërkombëtar, siç na u paraqit. Non grata është marrë për 200 vetë, Berisha është një nga 200 vetët. Non grata është fakt real, por shpresoj të hiqet.