Non grata nga SHBA dhe u dënua me 1 vit burg, Dodik dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë

Milorad Dodik dekretoi ligjet jo kushtetuese që ndalojnë punën e organeve të drejtësisë siç janë gjykata, prokuroria e Bosnje-Hercegovinës, agjencia shtetërore për hetime dhe mbrojtje dhe këshillat e lartë gjyqësor dhe prokurorial të Bosnjës.

Dodik kishte paralajmëruar se do t’i dekretonte ligjet dhe tashmë me botimin në fletoren zyrtare ato do të hyjnë në fuqi një ditë më pas.

Qëllimi i Dodik thotë REL është që të anullojë autoritetin e organeve të drejtësisë së Bosnjes në republikën Sërpska, sidomos pas vendimit të gjykatës që e dënoi atë me 1 vit burg dhe 6 vjet heqje të drejte për të ushtruar detyrën e presidentit.

Veprimi i Dodik mund të shfuqizohet ose ndryshohet nga përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt me të cilin ai është përplasur fort javët e fundit ose të kontestohet në gjykatën kushtetuese të Bosnjes.

Dodik,i dënuar nga gjykata dhe i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha, ka hyrë në një përplasje të egër me përfaqësuesin e lartë, të cilin e sheh si shkaktarin kryesor të dënimit të tij. Disa ditë më parë Dodik tha se u dënua nga një gjerman që kohë më parë simpatizonte nazizmin.

Artikulli paraprak“Epopeja e UÇK-së, ditë krenarie kombëtare”, Basha: Sakrifica sublime e familjes Jashari është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar
Artikulli tjetërMbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024