“Non gratat” në qeverinë e Serbisë, masha të Putinit, kërcënim për Rajonin”/ Basha: Propozimi im për 50 milionë euro ndihmë për Kosovën, pengohet nga Edi Rama

I ftuar në “INFO PLUS” në RTK1, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se Tirana zyrtare është e palexueshme në raport me veprimet konkrete përsa i përket çështjes së Kosovës, ndërkohë që ka sjell edhe një herë në vëmendje propozimin e tij për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Republikën e Kosovës, propozim i cili nuk sillet në Parlament as për t’u diskutuar as për t’u kundërshtuar, në një kohë kur situata e sigurisë vijon të percipitojë.

Basha është shprehur se përfshija në qeverinë e Serbisë së personave të shpallur “Non grata” është rrezik për Ballkanin Perëndimor dhe një gjë e tillë është bërë vetëm se ata shërbejnë si masha të Putinit dhe të Moskës për trazimin e situatës në Rajon.

“Shqipëria duhet të bëjë punën e saj, se ku jemi, është e vëshitrë ta themi. Tirana zyrtare ka kohë që është bërë e palexueshme në raport me veprimet konkrete në drejtim të Kosovës. Dua të sjell këtu faktin se ka prej muajsh që mban në sirtar propozimin tim për një ndihmë ushtarake prej 50 milionë euro Republikës së Kosovës, pa asnjë justifikim. As nuk thotë që është kundër, as nuk thotë që është pro, as nuk e sjell në diskutim në Parlament, ndërkohë që e shohim se situata e sigurisë vazhon të percipitojë në veçanti si rezultat i qëndrimeve dhe i akteve të veprimeve të Serbisë që kanë kulmuar me përfshirjen në qeveri të dy personave “Non grata”, pikërisht sepse janë dhe shërbejnë si masha të Moskës dhe të Putinit për të trazuar Ballkanin Perëndimor dhe për të cenuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin.” – u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me kushtëzimin me asociacionin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke thënë se një qasje e tillë është e gabuar.

“Pra, në këtë kuptim pres që Tirana zyrtare të lërë mënjanë retorikat apo komplekset, qoftë edhe të natyrës personale, dhe të bëjë detyrën që i takon. Nga përvoja ime si ministër i Jashtëm mund të them se Tirana zyrtare sot duhet të ishte në krye të kësaj beteje për të hedhur poshtë një qëndrim kryekëput të gabuar siç është ai i kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE me çështjen e asociacionit.”– përfundoi ai.

Exit mobile version