Revista suedeze e së majtës ekstreme Expo-organizata nëna e së cilës, ‘Expo Foundation’, financohet nga George Soros-pretendon se media ruse ndikoi në zgjedhjet në Itali “duke nxitur urrejtjen kundër emigrantëve”.
Revista citon një studime nga ‘Alto Data Analytic’ që ishte shfaqur në gazetën spanjolle El Pais me pretendimin se portali rus Sputnik ndikoi shumë në zgjedhje me raportimet e tij.
Shkrimi thotë se siti i Sputnikut në gjuhën italiane u bë “share” më së shumti nga ata që kanë shprehur opinione kritike mbi migracionin masiv, i cili çoi në rritjen e përkrahjes për partitë populiste, kundërshtare të migracionit masiv, si Lëvizja 5 Yje dhe Lega Nord, e drejtuar nga Matteo Salvini.
Versioni italian i Huffington Post, e krahut të majtë, ishte e vetmja media e huaj me më tepër “share” se portali rus.
Autori i shkrimit në Expo më pas pretendon se “propaganda ruse ndjek të njëjtin model në Itali siç është parë më parë në kontekste të tjerë: burime dhe ekspertë të dyshimtë si dhe tituj sensacionalë të shpërjndarë nga dhjetëra mijëra profile me qëllimin e bërjes së përmbajtjes virale dhe përforcimin e problemit të perceptuar”.
Akuza të ngjashme për ndërhyrjen ruse janë bërë në çdo zgjedhje që nga votimi për Brexit më 2016. Kur pretendimet u analizuan një mënyrë kritike, doli se rusët kishin shpenzuar një total prej 73 paund në reklamat e Brexit në Facebook.
Në fillim të këtij muaji, Facebook bëri të ditur se nuk kishin gjetur fakte të ndërhyrjes ruse në votimin për Brexit, ndërsa Tëitter, ku është shumë më e lehtë të krijosh profile të rremë, tha se “49 profile të tilla ishin aktive gjatë fushatës për referendumin, çka përfaqëson më pak 0.005% të numrit total të profileve që postuan për referendumin”.
Expo Foundation, i cili boton revistën Expo, është provuar që ka lidhje me Soros, pasi ka marrë 25 mijë dollarë nga Open Society Foundations më 2014.
Grupi është i lidhur edhe me grupin e ekstremit të majtë në Britani, i quajtur HOPE Not Hate (HnH), që gjithashtu financohet nga Soros, përmes aktivistit të majtë Patrik Hermansson që ka shkruar për Expo në të kaluarën dhe aktualisht është i punësuar nga HnH.
HnH është akuzuar edhe për dhënien e pretendimeve false apo keqdrejtuese për “urrejtjen” në median sociale. Vitin e kaluar, The Economist vuri në dukje se grupi kishte fryrë rastet e “gjuhës së urrejtjes” pas vrasjes së deputetes laburiste Jo Cox me 3000 përqind.
Pas vrasjes së zonjës Cox, burri i së ndjerës, Brendan Cox, ndihmoi në mbledhjen e fondeve për grupin e së majtës për “të luftuar urrejtjen”. I përfshirë në një skandal ngacmimi seksual kohët e fundit, Cox ka dhënë dorëheqjen nga një numër postesh, megjithatë HnH deri tani ka heshtur për të gjithë këtë çështje.