Nongrata në SHBA/ Rama cakton Dakon drejtues të fushatës së PS në Durrës

Ish-kryetari i Bashksië së Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, vijon të jetë një nga drejtuesit kryesorë të fushatës së socialistëve në Qarkun e Durrësit.

Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të mos përfshirë në fushatë individë që kanë probleme me ligjin, duket se Kryeministri Edi Rama ia ka besuar pikërisht Dakos fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Dako shfaqet në takimet elektorale, me grupet e ndryshme të interesit, në organizimin e strukturave, madje sipas akuzave publike të opozitës, mund të jetë një prej emrave që mund të denoncohen në SPAK për atë që konsiderohet si tjetërsimi i votave.

Emri i Dakos përmendet edhe në dosjen e famshme 339, edhe pse Kryebashkiaku i asaj kohe, deklaronte se i kishte duart si akullore, ishte një supermen, dhe që nuk kishte asnjë lidhje me ato ç´ka pasqyrohej në përgjime.

Dako njihet si një nga miqtë e Kryeministrit Edi Rama, i cili duket se nuk e mban dot larg fushatës. Dhe Dako sot ka në dorë frenat e strukturave zgjedhore të PS-së, madje konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë.

Exit mobile version