Norma më e lartë në Europë/ 38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë dot të ngrohin banesën

Shqipëria ka numrin më të lartë të familjeve që nuk mund të mbajnë ngrohtë shtëpinë e tyre, për shkak të kostove të larta dhe të ardhurave të ulëta.

Shifrat e publikuara nga Eurostat tregojnë se afro 38% e familjeve në vendin tonë nuk ngrohin dot banesën e tyre dhe kjo është norma më e lartë në të gjithë Evropën.
Vendet e rajonit kanë një tregues më të ulët, ndërsa mesatarja europiane është 10.6%.

Norma është 24% në Maqedoninë e Veriut, 14% në Mal të Zi dhe 9% në Serbi. Fenomeni njihet ndryshe dhe si “varfëri energjetike”. Sipas një raporti të Entit Rregullator të Energjisë në vend, pothuajse 1 milion shqiptarë nuk paguanin dot faturat e ngrohjes.

Eurostat tregon se edhe në Evropë varfëria energjetike është rritur. Spanja dhe Portugalia kanë po ashtu shifra të larta, 21%, ndërsa Luksemburgu vetëm 2.1%.

Artikulli paraprakUzuni në “Top10” në MLS, transferim rekord për Austin
Artikulli tjetërVIDEO/ Preç Zogaj: Poezia, sfidat dhe roli i poetëve në shoqërinë bashkëkohore