Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, me vite të tëra i kanë mbajtur të larta normat e interesit për kredi, të cilat kanë vështirësuar zhvillimin e veprimtarive të biznesit, por edhe nuk kanë qenë të favorshme as për kreditë familjare. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se kamata e lartë e interesit dhe provizionit të bankave komerciale po pengon zhvillimin e ekonomisë familjare e biznesore, duke shtuar se sektori më fitimprurës është sektori financiar. Sipas tij, 92 milionë euro bankat në Kosovë kanë fituar nga qytetarët përmes transaksioneve dhe interesit të lartë. Prandaj, ai vlerëson se bankat duhet të jenë më tolerante ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, në emisionin “Euro Tribuna” kishte deklaruar se që nga paslufta sektori bankar ka dhënë 8 miliardë euro kredi për qytetarët. Sipas tij, përmes kreditimit bankar edhe shumica e bizneseve në vend janë ngritur, e sidomos korporatat e mëdha.
Kryesore
Continue to the category“Largimi i të rinjve nga vendi, pasojë e mungesës së meritokracisë”,...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se largimi masiv i të rinjve nga vendi është pasojë e mungesës së meritokracisë, korrupsionit dhe...