Notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”/ Zbuloni lojtarët më të vlerësuar te kuqezinjtë

Shqipëria debutoi me fitore në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Djemtë kuqezi triumfuan në Pragë në stadiumin “Epet Arena” kundër Ukrainës me rezultatin 2-1.

Një ndeshje e dominuar nga Shqipëria që krijoi raste të shumta shënimi dhe triumfoi falë golave të Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.

Në vlerësimet e bëra nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, lojtari me notën më të lartë rezulton Ardian Ismajli, 8.3, ndërkohë që “podiumi” plotësohet nga Jasir Asani që shënoi golin e dytë, si dhe Rei Manaj, që asistoi për Asanin.

WhatsApp Image 2024 09 07 at 23.27.32 1

Artikulli paraprakDieta 7 ditore që ndihmon në menaxhimin e rezistencës ndaj insulinës, ja çfarë duhet të konsumoni
Artikulli tjetërHarris dhe Trump qasje të ndryshme mbi shitjet e armëve në SHBA! Demokratja kërkon ashpërsimin e ligjeve, ish-presidenti premton heqjen e kufizimeve