Noterja sqaron se çfarë bëri gjyqtarja në zyrën e saj: Nuk ishte betim…

Arta Vorpsi u betua para noteres duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Betimi u bë sot tek noterja Miranda Xhemalçe.

Në një prononcim për ABC Neës, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit, por se nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.

“Kam vlerësim maksimal për institucionin e Presidentit. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë. Zonja Vorpsi ka kryer pagesën sipas tarifës zyrtare. Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime”, shprehet noterja.

Ndërkohë pak ditë pas votimit të tyre në Parlament, çështje e cila hapi diskutime dhe debate të shumta, emrat e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Por në Fletoren Zyrtare nuk gjendet emri i Besnik Muçit i propozuar nga presidenti Ilir Meta.

Exit mobile version