Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka shkuar në SPAK këtë të enjte.
Ai është pyetur për çështjen e lobimit në SHBA pak ditë më parë. Kjo ka ndodhur pas ardhjes së letërporosisë nga Shtetet e Bashkuara.
Braimllari është pyetur në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së.
– Advertisement –
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje disa ditë më parë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.
Braimllari ka dhënë sqarime në SPAK pas kallëzimit në prokurori nga Halit Valeri, që pretendon se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.
Më herët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA