Ish-oficeri Emiljano Nuhu i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut si edhe ministrit të Brendshëm në lidhje me kërcënimet e marra.
Në emailin që mban datën 14 gusht 2018, Nuhu shkruan se është kërcënuar nga Ramazan Rraja, djali i deputetit të PS, nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit si edhe nga Redjan Rraja, sipas të cilit janë me precedentë penale.
Letra që Nuhu i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut.
Përshëndetje: I nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Unë nënkomisar Emiljano Nuhu me detyrë specialit për krimet në Stacionin e Policisë në Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Kruje, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nisur nga kërcënimi me jetë që më është bërë për shkak të detyrës nga shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja në datë 30.07.2018.
Ju lutem Z.Drejtor do doja mirëkuptimin tuaj duke ju kërkuar transferimin tim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në çdo lloj strukture shërbyese të Policisë së Shtetit pasi ndihem më i sigurt dhe më pranë familjes për ta mbrojtur.
Duke marrë parasysh faktin që këta persona janë kontingjent dhe me tendenca të theksuara kriminale në vendosjen e lëndëve eksplozive në automjete dhe banese. Të pushtetshëm, impulsiv, lëvizin gjithmonë të armatosur, nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale, ndjehem i rrezikuar edhe për faktin që kërcënimi është bërë publik në median sociale dhe atë të shkruar.
Familja ime për shkak të kërcënimin që është bërë ka kaluar në një gjendje shoku psikologjik, dhe për këtë arsye nuk guxojnë të dalin nga shtëpia, vë në dukje faktin që jam babai i një vajze një vjeçare, për të cilën kam përgjegjësinë të kujdesem.
Dua të theksoj se kam punuar gjithmonë me përkushtim dhe me vullnet për të arritur dhe realizuar objektivat në punën e Policisë së Shtetit. Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në mbulim dhe të infiltruar duke kryer shumë operacione me rrezikshmëri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiruar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bën shtetasit e mëposhtëm.
Shtetasi Ramazan Rraja (djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake”, dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujë “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacionet e marra nga burime kofindenciale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës.
Shtetasi Xhelal Rraja, është i dënuar për plagosjen e një policie të Komisariatit të Krujës në vitin 1998. Në vitin 2004 është personi i shpallur në kërkim por nuk ka të dhënë për shpalljen në kërkim të tij,. Në vitin 2017, është dënuar për veprat penale “Plagosje e lehtë më dashje, mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Nga informacionet e mara nga burimet konfidenciale, ku shtetas është i dënuar për vendosjen e tritolit në automjetin e inspektorit të Rendit në Komisariatin e Krujës dhe disa ngjarje të tjera të pazbardhura, gjithashtu nga informacionet që janë marrë një rrugë operative rezulton se ky shtetas merret me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike, lëviz gjithmonë i armatosur me armë, për shkak se është vëllai i deputetit, vëllai i oficerit që punon në Komisariatin e Krujës, dhe ka lidhje miqësore me disa prej oficerëve që punojnë në Komisariatin e Krujës, është shumë e vështirë ose e pa mundur që ai të ndalohet dhe të kapet nga strukturat e Komisariatit të Policisë në Krujë.
Shtetasi Redjan Rraja është i dënuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi më datë 01.05/2016 ditën që është ekzekutuar shtetasi Elton Çiço ky…